2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osman Musliu kritikon ashpër Naim Tërnavën: Ky rrjet dallavergjinjësh mban peng BIK’un që sa vjet

Rekomandime

Hoxha nga Drenasi Osman Musliu ka thënë se kundërshtitë e tij ndaj krerëve të Bashksisë Islame i kushtuan edhe me pasoja fizike.

- Advertisement -

Ai ka thënë se pikërisht ngritja e zërit “ndaj dukurive negative dhe çoroditjeve brenda Bashkësisë Islame sikur vehabizmi, nepotizmi, mostransparenca, korrupcioni, eliminimi i zërit kritik e shumë keqpërdorime tjera” çuan edhe deri te shkarkimi i tij nga detyra e kryetarit të Këshillit të BIK-ut në Drenas.

“Në vazhdën e këtyre padrejtësive ndaj meje nga kreu i BIK-ut dhe disa servilëve të tyre të cilët i përdorin si mashë është edhe rasti i zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në muajin shkurtë 2020 në të cilat kam fituar votat e shumicës së imamëve dhe xhematit të Drenasit nga kuvendi zgjedhor. Si rezultat i këtyre zgjedhjeve kam fituar të drejtën të jem anëtarë i këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas. Mirëpo klani Tërnava përsëri ndërhyri në mënyrë klandestine duke ma mohuar të drejtën elementare, demokratike, ligjore si dhe kushtetuese duke mos më certifikuar si anëtarë i zgjedhur me vota pa dhënë asnjë arsyetim të vetëm!”, shkroi Musliu.

Hoxha gjithashtu ka mohuar se ka uzurpuar ndonjë objekt.

- Advertisement -

“Sa i përket pretendimeve se unë qenkam uzurpues i një zyreje brenda objektit të BIK-ut mund të them se këto janë shpifje të ulëta dhe qesharake. Së pari ajo zyre në fjalë është zyre e imamëve e cila mbahet e mbyllur me qëllim nga kryetari dhe sekretari i Këshillit të BIK-ut në Drenas me direktiva nga klani Tërnava. Gjersa këta zotërinj rrijnë në kolltuqet në zyrët e tyre unë së bashku me shumicën e kolegëve të mi hoxhollarë rrijmë korridorëve të ftohta në një objekt i cili ka hapësirë afër 4000m2! Nëse ka uzurpues në këtë rast atëherë uzurpuesit e vërtetë janë ata të cilët i lënë imamët të rrijnë korridoreve të ftohta duke mos i lejuar të qëndrojnë në zyren që u përket atyre”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Siç e din edhe opinioni i gjërë unë si Imam dhe qytetarë i thjeshtë i këtij vendi kam ngritur zërin me vite kundër dukurive negative dhe çoroditjeve brenda Bashkësisë Islame sikur vehabizmi, nepotizmi, mostransparenca, korrupcioni, eliminimi i zërit kritik e shumë keqpërdorime tjera nga kreu brenda këtij institucioni. Pasojat për ngritjen e zërit ndaj këtyre dukurive negative, të cilat po na kushtojnë, i kam vuajtur me vite. Prej pasojave fizike e deri tek shkarkimi nga detyra e kryetarit te Këshillit të BIK në Drenas si dhe ofendimet, privimet nga të drejtat elementare janë vetëm disa nga pasojat të cilat po më përcillin me vite. Në vazdhën e këtyre padrejtësive ndaj meje nga kreu i BIK-ut dhe disa servilëve të tyre të cilët i përdorin si mashë është edhe rasti i zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në muajin shkurtë 2020 në të cilat kam fituar votat e shumicës së imamëve dhe xhematit të Drenasit nga kuvendi zgjedhor. Si rezultatë i këtyre zgjedhjeve kam fituar të drejtën të jem anëtarë i këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas. Mirëpo klani Tërnava përsëri ndërhyri në mënryrë klandestine duke ma mohuar të drejtën elementare, demokratike, ligjore si dhe kushtetuese duke mos më çertifikuar si anëtarë i zgjedhur me vota pa dhënë asnjë arsyetim të vetëm! Normalisht se ky veprim i Tërnavës me klanin e tij nuk ka qenë e mundur të arsyetohet pasiqë kjo nuk ka bazë në asnjë të drejtë. Ndërsa arsyeja kryesore e cila nuk ceket publikisht dihet se është pengesa e prezencës sime brenda institucionit të BIK-ut sepse kjo do ti ndalonte padrejtësistë dhe dallaverët të cilat zihen aty. Nëse kërkohet nga unë që të heshtë dhe mos të kërkojë të drejtën time elementare atëherë unë deklaroj se nuk do ndalem së kërkuari të drejtat e mia.

Sa i përket pretendimeve se unë qenkam uzurpues i një zyreje brenda objektit të BIK-ut mund të them se këto janë shpifje të ulëta dhe qesharake. Së pari ajo zyre në fjalë është zyre e imamëve e cila mbahet e mbyllur me qëllim nga kryetari dhe sekretari i Këshillit të BIK-ut në Drenas me direktiva nga klani Tërnava. Gjërsa këta zotërinjë rrijnë në kolltuqet në zyret e tyre unë së bashku me shumicën e kolegëve të mi hoxhollarë rrijmë korridorëve të ftohta në një objekt i cili ka hapësirë afër 4000m2! Nëse ka uzurpues në këtë rast atëherë uzurpuesit e vërtetë janë ata të cilët i lëjnë imamët të rrijnë korridorëve të ftohta duke mos i lejuar të qëndrojnë në zyren që u përket atyre. Kjo gjendje është e quditshme kur dihet se në të gjitha këshillat nëpër komunat e Kosovës ekzistojnë zyrët e imamëve. Sa për informim mua më mohohet qëndrimi në një objekt për të cilin kam derdhur djersë, kam dhanë mundë e kontribuar nga financat familjare si dhe kam menagjuar mbi 70% të punës së vrazhdë në mënyrë transparente. Ndërsa sa i përket ecurisë së punimeve të finalizimit të objektit dhe parregullësive nga personat përgjegjës do të flas në një rast tjetër.

Në lidhje me rastin e djeshëm i cili ka ndodhur brenda objektit të BIK në Drenas mund të them se sherri kryesorë është vetë klani Tërnava më servilët e tyre në Drenas. Së pari, unë kam qenë në objektin e BIK për të cilin kam kontribuar me vite dhe ku jam punëtorë. Pra unë nuk jam as misafir aty pasiqë ajo është shtëpia ime dhe as uzurpator pasi ajo zyre është e të gjithë ne imamëve por mbahet e mbyllur me qëllim. Së dyti deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se nuk kam shkuar në objekt të BIK-ut për të sulmar askënd dhe nuk kam sulmuar askënd dje. Ajo që ka ndodhur është se unë pasi kam shprehur pakënaqësitë e mia ndaj kërksave dhe padrejtësive ndaj meje, personi në fjalë më ka injoruar dhe provokuar me fjalë të cilat i ka përcjellur duke më shtyrë fizikisht. Veprimet e mia pastaj kanë qenë vetëmbrojtje dhe asgjë më shumë.

Ndërsa deklaratat e sekretarit të BIK-ut Ahmet Sadriu mund ti përmbledh vetëm ashtu siç e thotë populli për disa “mos e vet se të kallxon vetë”. Nëse shikohen deklaratat e Ahmet Sadriu gjatë prononcimëve për media duke konstatuar paraprakisht pa u bazuar në fakte se unë paskam sulmuar një punëtorë të BIK-ut në vend të punës (thujase unë nuk qenkam punëtorë i BIK-ut) tregon tendencat dhe pregaditjet nga klani Tërnava në bashkëpunim me servilet e tyre për veprimet e tyre qëllimkëqija dhe tendencioze. Ahmet Sadriu me këto e luan rolin e prokurorit dhe gjykatësit duke rënë ndesh me fakte që tashmë i posedojnë organet kompetente. Ai me këto veprime nxit konflikte të reja me të cilat ushqehet duke ia mbajtë anën të padrejtit vetëm pse është servil dhe mashë e tij.

Si konfirmim i skenarit të përbashkët të klanit Tërnava si aktor Ahmet Sadriu e servilët e tyre është edhe reagimi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas i cili nuk është reagim i anëtarëve të këshillit por i shkruar nga vet sekretari i involvuar në këtë rast së bashku me kryetarin duke e keqpërdoruar emrin e këtij institucioni. Pra këtu kemi të bëjmë me një organizim të kordinuar mirë në mes qendrës në Prishtinë e disa personave të emëruar në Drenas të cilët janë të detyruar për të bashkëpunuar me shpresën që tia zgjasin ymrin dallaverëve dhe rrjetit të tyre të paligjshëm. Ky rrjet dallavergjinjësh mbajnë peng institucionin e Bashkësisë Islame me vite dhe janë të detyruar ta mbështesin njëri tjetrin. Por mos të harrojm as ne, besimtarë e imamë të thjeshtë e as ata si pakicë se zullumit do i vie fundi dhe uroj që kur të vjen ajo ditë të jemi në anën e atyre që janë faqebardhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit