1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq, bën thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së Bajqinovcit

Rekomandime

U.d. Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq duke e cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

- Advertisement -

“Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj.

U.d. Presidentja, poashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci.

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit