2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Osmani: Duhet të mbajmë mend se kushtetuta fillon me fjalët “Ne populli i Kosovës”!

Rekomandime

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë senë këtë përvjetor të kushtetutës, duhet të mbajë mend se ky akt juridik e politik, fillon me fjalët “Ne populli i Kosovës”.Osmani ndër të tjera, ka uruar 9 prillin, ditë kjo e cila njihet si Dita e Kushtetutës.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Në këtë përvjetor të Kushtetutës, e çdo ditë tjetër, ta mbajmë në mend, se ky akt juridik e politik i vendit tonë fillon me fjalët:

“Ne, populli I Kosovës…”Vazhdon më tej tek parimet themelore duke konfirmuar që “Sovraniteti buron nga populli dhe i takon popullit…”

- Advertisement -

Dhe për t’u spjeguar si vijon në Komentarin e Kushtetutës: “Pacenueshmëria e sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës, nënkupton se asnjë organ tjetër shtetëror, organizatë politike, grup dhe as individ, nuk mund të përvetësojë, pra, të cenojë apo shkelë sovranitetin e popullsisë (qytetarëve), as të vendosë pushtetin kundër vullnetit të shprehur lirshëm të qytetarëve”

Urime 9 prilli – Dita e Kushtetutës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit