1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani e gatshme të ulet në karrigën e presidentit nëse Thaçit i konfirmohet aktakuza

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur për ‘krizën institucionale’ e cila mund të krijohet nëse konfirmohet aktakuza e presidentit Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Sipas saj, nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit mund të ketë krizë brenda Partisë Demokratike të Kosovës, por jo për institucionet.

Osmani tha se nëse ndodh një gjë e tillë, Kushtetuta e tregon qartë se postin e presidentit e merr Kryetarja e Kuvendit për një periudhë të caktuar kohore.

Ajo tutje tha se ka përgatitjen e duhur për ta marrë këtë post.

- Advertisement -

“Unë kurrë nuk e kam parë Gjykatën Speciale si diçka që duhet të shfrytëzohet politikisht. Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Thaçit dhe Veselit mund të ketë efekte politike, por jo krizë institucionale. Nuk do të ketë vakum institucional sepse Kushtetuta e thotë qartë se Kryetarja e Kuvendit merr postin e presidentit për një periudhë të caktuar kohore. Nuk do të kishte asnjë problem sepse raportet e mija me partitë politike janë shumëfish më të hapura se ato të Thaçit”, tha ajo në KTV.

Tutje, kryeparlamentarja tha se me të gjitha partitë politike ka komunikim të shkëlqyeshëm, madje edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Këshilli i Përgjithshëm i së cilës e shkarkoi atë nga të gjitha pozitat në këtë parti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit