10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Osmani e Hoti kokë më kokë në Kuvend, a i kanë rregulluar raportet?

Rekomandime

Tash e disa kohë, nuk ka pasur pothuajse fare komunikim ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani. Ata madje as nuk janë takuar me njëri-tjetrin si bartës të dy prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit.

- Advertisement -

Por sot, në seancën ku Hoti është ftuar të raportojë për një pikë të marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë në Washington, Hoti dhe Osmani kanë folur pak me njëri-tjetrin. Fillimisht, Hoti e thirri nga ulësja e tij kryeparlamentaren, e pastaj i shkoi afër për të diskutuar me të rreth një minutë.

Gjatë kohës kur Hoti e Osmani po diskutonin, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci nga foltorja e ka akuzuar Hotin se me zotimin për moratoriumin një vjeçar nga aplikimi në organizata ndërkombëtare, e ka fikur shtetin.

Pasi diskutoi me Osmanin, Hoti e la sallën e Kuvendit dhe doli jashtë, për t’u kthyer sërish pas disa minutash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit