7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Osmani: E vërteta për Reçakun më e fuqishme se çfarëdo propagande nga bashkëpunëtorët e Millosheviqit

Rekomandime

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se rasti i ngjarjes së Reçakut ka qenë ngjarja ku bota përfundimisht e kuptoi se çfarë ka bërë regjimi i Millosheviqit në Kosovë.

Ajo tha se regjimi gjenocidal i Millosheviqit ka kryer KRlME në Reçak kundër popullsisë civile të pafajshme.

- Advertisement -

“23 vjet më parë jo shumë larg nga vendi ku sot të gjithë bëjnë nderimet e tyre, bota u neverit dhe e kuptoi përfundimisht nga pamjet e tmerrshme të masa-krës së Reçakut, krimin që ndodhi mbi popullatën e pafajshme civile shqiptare. Civilëve duarthatë, mëngjesin e ditës së kobshme iu shua jeta mizorisht nga forcat e regjimit të gjen0cidial të Millosheviqit”, deklaroi Osmani.

Më tutje, Osmani deklaroi se kjo masakër ka dëshmuar se Serbia kishte qëllime shfarosëse ndaj shqiptarëve.

Atë ditë ‘Kodra e Bebushit’ siç njihet nga banorët lokal ishte pasqyrim i KRlMlT kundër njerëzimit, pasqyrim i KRlMlT kundër shqiptarëve, pasqyrim i synimit shfarosës e gjenocidal të regjimit të Millosheviqit. Ishte pasqyrim i masak*rave ndaj njerëzve që gjendeshin në shtëpitë e tyre dhe të cilët u përballën me egërsinë e forcave policore dhe ushtarake serbe”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Presidentja theksoi se e vërteta për Reçakun është e fuqishme dhe nuk mund të ndryshohet.

“Në Reçak ka ndodhur KRlM kundër njerëzit, por edhe shpërfaqje e qëllimit të Serbisë së atëhershme, për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut. E Reçaku ishte një nga masakrat e shumta të tmerrshme. Mohimi i fakteve të luftës përmes rehabilitimit të KRlMlNELËVe të luftës është përsëritje4 e krimit. E vërteta për Reçakun është shumë më e fuqishme se çfarëdo propagandë nga bashkëpunëtorët e Millosheviqit”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit