2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Osmani: Lajçak u shpreh se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë e saj

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në takimin me Emisarin e BE-së për dialgoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ky i fundit është shprehur se askush s’do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë e saj.

“Z. Lajčák tha se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidencës.

- Advertisement -

Tutje Osmani në këtë takim është shprehur se dialogu duhet të përbyllet me njohje reciproke.

“Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e Republikës së Kosovës.Ajo potencoi se Republika e Kosovës është pala konstruktive në dialog, e cila është duke ofruar propozime konkrete në këtë proces, dhe e cila i ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani, për dallim nga Serbia e cila nuk respekton marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák me të cilin diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë.

Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të vazhdojnë dialogun, i cili duhet të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, pa prekur rendin kushtetues dhe territorin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Ajo potencoi se Republika e Kosovës është pala konstruktive në dialog, e cila është duke ofruar propozime konkrete në këtë proces, dhe e cila i ka zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani, për dallim nga Serbia e cila nuk respekton marrëveshjet e arritura me Republikën e Kosovës.

Z. Lajčák tha se askush nuk do të kërkojë nga Kosova të negociojë kushtetutshmërinë, integritetin territorial dhe funksionalitetin e saj të brendshëm.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Malin e Zi, por edhe në Bosnje e Hercegovinë, Presidentja Osmani ngriti shqetësimin e saj për ndërhyrjen e Serbisë në çështje të rregullimit të brendshëm të vendeve fqinje, gjë që po shkakton trazira dhe një valë të re jostabiliteti në rajon.

Ajo potencoi që Kosova ka qenë vazhdimisht pre e tendencave të tilla për destabilizim, por fakti që diçka e ngjashme po ndodhë tashmë edhe në vendet për rreth, është thirrje për nevojën për reagim të menjëhershëm të Bashkimit Evropian në drejtim të dënimit dhe parandalimit të zhvillimeve të tilla.

Në këtë takim, Presidentja Osmani përmendi po ashtu edhe procesin e liberalizimit të vizave. “Perceptimi i qytetarëve të Kosovës për dialogun është i ndërlidhur ngushtë me vendosmërinë e BE-së që të krijojë perspektivë të qartë integruese.

Për më tepër, liberalizimi i vizave për Kosovën është jetik sa i përket kredibilitetit të BE-së”, ka theksuar presidentja Osmani, në takimin e sotëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit