Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.
Osmani tha se kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, ku me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqeshin.
Osmani shtoi se liria sikurse edhe historia kërkon sakrificë.
Postimi i plotë:Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit.
Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica.
Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.
Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë!