0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Osmani: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, epilogu i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko me të cilën diskutuan për zhvillimet në rajon lidhur me të drejtat e njeriut, qeverisjes demokratike, si dhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore.

- Advertisement -

Osmani nënvizoi se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, ajo shprehu bindjen se shtetet e rajonit duhet të veprojnë bashkërisht për të parandaluar ndikimin e aktorëve malinj që synojnë minimin e të arriturave drejt integrimit në BE dhe NATO, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidencës.

Tutje Osmani theksoi se tendenca e regjimit të Beogradit për të rishkruar historinë dëmton përpjekjet për hapjen e kapitullit të ri në raportet ndërshtetërore.

- Advertisement -

Sipas saj, ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia për viktimat e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë janë parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

Palët u pajtuan se shkëmbimet ndërmjet grupeve shoqërore mund të kontribuojnë në luftimin e paragjykimeve dhe fuqizimin e vlerave të demokracisë dhe mirëbesimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit