-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Osmani nuk ishte e vetmja që u përplas me Vuçiqin, ja tensioni tjetër në Samitin e Sllovenisë

Rekomandime

Samitit të Brdo-Brijunit këtë vit në Slloveni nuk i munguan tensionet për shkak të mospajtimeve që pati presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me homologun e saj serb, Alekandër Vuçiq.

Por, Osmani nuk ishte e vetmja që u përpIas me Vuçiqin.

- Advertisement -

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq, numëroi shumë probleme që ka vendi i tij me Serbinë.

Ai ka thënë se një numër i madh i të dyshuarve për kryerje të krlmeve të Iuftës në Bosnje janë të lirë në Serbi dhe se ky shtet s’po bën asgjë për kapjen e tyre.

“Fakti që një numër i madh i të dyshuarve për krlme Iufte, përfshirë ata që akzohen për përfshirje në gjencidin e Srebrenicës, po fshihen në Serbi po minon gjithashtu marrëdhëniet. Ata nuk tregojnë interes as në ekstradimin e as në ndjekjen penaIe të tyre”.

- Advertisement -

Gjaferoviq gjithashtu tha se ende s’e kanë zgjidhur problemin me kufij as me Serbinë dhe as me Kroacinë, shkruan B92.

“Kështu, Bosnje dhe Hercegovina dhe Serbia nuk kanë përfunduar një marrëveshje kufiri, sepse Serbia këmbëngul për shkëmbim të territoreve, për të cilat ne nuk jemi gati. Kufijtë e Bosnjës dhe Hercegovinës janë të njohur ndërkombëtarisht dhe vetëm në këtë mënyrë është e mundur të përfundohet marrëveshja”.

- Advertisement -

Ai shtoi se Bosnja dhe Hercegovina dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha vendet në rajon, përfshirë edhe fqinjët e saj.

“Ne duam bashkëpunim, marrëdhënie korrekte dhe miqësore, të cilat do të bazohen në parimin e respektit dhe reciprocitetit. Ne kërkojmë që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut dhe marrëveshjeve dhe nëse një marrëveshje nuk është e mundur, atëherë me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit