0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Osmani pohon se disa parti po tentojnë të blejnë vota

Rekomandime

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën në mbrëmje në Zhur, se disa parti politike po synojnë që të blejnë vota dhe besimin e qytetarëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

- Advertisement -

“Ka parti që po tentojnë të blejnë vota. Por nuk ka çmim me të cilin ata duhet ta blinin të ardhmen e fëmijëve tuaj. Mos lejoni me asnjë çmim me u rrezikuar e ardhmja e fëmijëve tuaj, dhe me u rrezikua Kosova si shtet.

Të rinjtë, vajzat dhe djemtë duhet të gjejnë prosperitetin, perspektivën dhe të ardhmen e tyre në Kosovë, prandaj jemi këtu për të prezantuar Programin tonë për familjen, si fundament i shtetit”, tha Osmani.

Ajo tha se sa herë që është rrezikuar Kosova, janë qytetarët ata që me vullnetin e tyre e kanë shpëtuar vendin.

- Advertisement -

“Mos leni derë pa trokitur për të kërkuar besim. Duke kërkuar besim për LDK-në, po kërkoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj, sesa kjo që sot jemi duke e përjetuar. Më datën 6 tetor nuk duhet të ketë votues që rrinë në shtëpi. Të gjithë duhet të votojmë, që me vullnetin e lirë ta bëjmë ndryshimin e madh”, tha Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit