1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani sqaron deklaratën e tij: Familja Jashari bëri luftë çlirimtare, jo fetare

Rekomandime

Hoxhë Osman Musliu ka sqaruar deklaratën e tij ku tha se gjatë sulmit të vitit 1998 kur Adem Jasharit i është ofruar ta dhezë një cigare, ka thënë se e bën këtë në iftar.

- Advertisement -

Musliu ka thënë se në asnjë moment nuk ka tentuar t’i jap kahje fetare.

“Mund ta shohin intervistën time, nëse sa grimca i kam dhënë kahje fetare le të më gjykojnë. Familja Jashari dhe UÇK-ja ka bë luftë çlirimtare jo fetare. Le të ma gjejnë vetëm një fjalë që kam dashur me fetarizu apo ç’fetarizu familjen Jashari”, tha Musliu.

Tutje Musliu komentoi edhe reagime pas deklaratës së tij. Ai tha se reagimi më real ishte i Gani Gecit.

- Advertisement -

“Nuk jam unë njeri i UDB-së. Asnjëherë nuk kam abuzu me familje të dëshmorit. Edhe atë ditë në intervistën time kam thënë se Ademi ia ka bë tim e mjegull Serbisë e jo zotit. Gani Gecin hiç jaran se kam, por reagimi i tij ishte real”, tha Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit