-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Osmani thotë se Mustafa s’ka guxim të dalë dhe të matet me votë para qytetarëve

Rekomandime

“Unë nuk e kam lëshuar LDK-në, por Mustafa me ekipin e tij më kanë përjashtuar me një proces që iu takon sistemeve të kaluara dhe tani le ta bartin përgjegjësinë për një gjë të tillë”.

- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk ka guxim të dalë dhe të matet para qytetarëve.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo ka theksuar se është përjashtuar nga LDK-ja përmes një procesi që iu takon sistemeve të kaluara.

“Tash unë vërtetë as nuk e ndjej ndonjë nevojë që të merrem me këto deklarata [të Isa Mustafës] për shkak se këto i thotë një njëri që nga viti 2014 nuk e ka pasur guximin të dalë dhe të matet me votë para qytetarit”.

- Advertisement -

“Është njeriu i fundit që mund të japë deklarata të tilla. Ka qenë çështja e tij e frikës që të dalë para qytetarëve dhe të matet. Unë jam falënderuese ndaj secilit votues të LDK-së dhe jam betuar para tyre që do t’i mbrojë parimet”.

Sipas saj, nuk duhet që opinioni publik të merret me deklarimet e Isa Mustafës sepse ai i takon të kaluarës.

- Advertisement -

“Unë nuk e kam lëshuar LDK-në, por Mustafa me ekipin e tij më kanë përjashtuar me një proces që iu takon sistemeve të kaluara dhe tani le ta bartin përgjegjësinë për një gjë të tillë”.

“E ardhmja do të jetë një realitet komplet i ri politik. Realiteti jashtë këtyre studiove është komplet tjetër. Kjo çka thotë Isa Mustafa është komplet e parëndësishme dhe nuk ka fare peshë politike. Duhet ta ruajmë një higjienë mentale nga këto deklarime të tilla”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit