1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Osmani vazhdon bashkëpunimin me William Walker: Të dyja palët presin të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja

Rekomandime

Zyra e Presidencës përmes një komunikate të lëshuar për media kanë konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Ambasadorin, William Walker.

- Advertisement -

U.d së presidentes, Vjosa Osmani ka biseduar personalisht me Walkerin për të rikonfirmuar bashkëpunimin.

Komunikata e plotë:

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ambasadori William Walker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

- Advertisement -

Z. Walker ka qenë një mik i devotshëm i popullit të Kosovës gjatë ditëve tona më të errëta dhe do të mbetet i tillë edhe tash e tutje.

U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Walker ranë dakord të kultivojnë bashkëpunimin e ngushtë me njëri tjetrin. Siç është cekur në komunikimin me shkrim të realizuar në muajin nëntor, të dyja palët presin të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare dhe më shumë njohuri për Kosoven si dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit