2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Osmani zhvillon takimin e parë si u.d. presidente me ambasadorët e Quintit-it dhe të Zyrës së BE-së

Rekomandime

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, pasi mori këtë pozitë, takoi sot shefin e Zyrës së BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it.

- Advertisement -

Sipas një informate për medie, Osmani i informoi ambasadorët e Quint-it me zhvillimet e fundit politike në vend dhe rolin e saj si ushtruese e detyrës së Presidentes në ruajtjen e stabilitetit institucional, unitetin politik, si dhe maturinë dhe kujdesin të cilin institucionet e vendit po e tregojnë në këtë fazë.

Ajo po ashtu tha se do të punojë fuqishëm me të gjitha institucionet e vendit, partitë politike dhe ambasadat e vendeve mike, për ta forcuar më tej jetën politike dhe institucionale në vend.

Ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe ai i BE-së e siguruan u.d. presidenten, Osmani për përkrahjen e mëtejme të vendeve të tyre për popullin dhe institucionet e Kosovës, si dhe i dëshiruan sukses në përgjegjësitë e reja, të cilat ia jep Kushtetuta e vendit.Vjosa Osmani sot mori këtë pozitë, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara.Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi mbrëmë u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

- Advertisement -

Për në të njëjtin destianacion, me një avion ushtarak, sot u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-drejtori i shërbimit informativ të UÇK-së, Kadri Veseli dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, pas aktakuzave ndaj tyre që u konfirmuan nga Gjykata Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit