0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

OVL-UÇK i sugjeron Kurtit ta mbajë premtimin e “rrezikshëm”

Rekomandime

Sfida e Albin Kurtit në qeverisje padyshim se do të jetë Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Për këtë institucion, Kurti disa herë ishte deklaruara se do ta shfuqizoi si të tillë dhe nuk do ti dorëzonte ish-luftëtaret aty.

E një debat për këtë premtim të Kurtit po e zhvillojnë Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati dhe zyrtari i LVV-së, Avni Zogiani.

Kryetari i OVL-UÇK ka deklaruar se Kurti duhej ta mbaj premtimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

- Advertisement -

E kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer zyrtarit të LVV-së, Avni Zogianit, shkruan Indeksonline.

Ky i fundit përmes një postimi kishte thënë :” Gucati i kerkon Albinit shfuqizimin e Gjykates Speciale… me e pyet Gucatin per ke ke votue, jam i sigurte se, po qe i sinqerte, thote, per ata qe e kane sjelle Gjykaten Speciale! Po ikni atje!”, kishte shkruar ai në një postim në Facebook.

- Advertisement -

Kësaj i është përgjigjur kryetari i OVL-UÇK, Gucati duke thënë se mbajtja e premtimeve është obligim i secilit.

“Në mbrojtje të “babes” paska reagu Avni Zogiani nga Fushë Kosova dhe qenka përpjekë me ma mbyll gojën me faktin se për kend kam votu unë! Mbajtja e premtimeve është obligim i secilit e edhe i Albin Kurtit! Pavarësisht për kë kam votuar unë (këtë nuk e fshehi hiq, por kjo për çka po flas nuk ka aspak rëndësi).”, ka shkruar Gucati.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit