Numër i madh i personave janë parë në një lokal të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet se aty nuk po respektohen masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Asnjëri nga të pranishmit nuk është duke bartur maskë e as nuk po respektohet fare distanca fizike.
Me vendim të Qeverisë, bartja e maskës dhe ruajta e distancës fizike prej 2 metrash është bërë obligative.
“Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre”, thuhet në vendimin e Qeverisë.