11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pacolli e mbështet Kurtin për mbylljen e AKP-së: E kërkova prej vitit 2006

Rekomandime

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka dalë në mbështetje të shkarkimit të bordit të AKP-së dhe mbylljes së tërësishme të këtij agjencioni nga Qeveria Kurti.

- Advertisement -

Pacolli thotë se e kishte kërkuar prej vitit 2006 këtë vendim, ndërkohë që thotë se e kishte biseduar edhe në negociatat me Kurtin më 2017 për një koalicion të mundshëm VV-AKR. Gjithsesi atë kohë ky koalicion dështoi dhe AKR bëri koalicion me LDK-në.

Për të vërtetuar se njëmend e ka dashur shuarjen e AKP-së, Pacolli ka postuar një artikull të vitit 2016.

“Qysh në vitin 2006, e në kontinuitet deri tani e kam potencuar nevojën e mbylljës së AKP, pata propozuar që kjo agjenci të mbyllet e ne vend të saj të hapet Agjencioni i participimeve publike, i cili si bazë do ta kishte partneritetin publiko-privat ku ndërmarrjet nuk do të shuheshin por do të ishin zhvilluar duke ju adaptuar kohës moderne. Për këtë me z. Kurti jemi dakorduar që në vitin 2017 gjatë tentativës tonë për bashkëpunim parazgjedhor. Pra edhe sot z. Kurti e ka mbështetjën time të plotë për këtë”, ka thënë Pacolli teksa ia ka bashkangjitur linkun e artikkulit postimit të tij në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit