-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pacolli lajmërohet sërish: Tani më treguan së është lëshuar një leje për aterim, po ndihem i pasigurt në vendin tim

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se tani ka marrë një leje për aterim në Aeroportin e Prishtinës.

Ai ka thënë se nuk ka pasur nevojë për, sic i quan ai, inskenim dhe “kërcënime”, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Kjo gjë, sipas kryetarit të AKR-së, e bën të ndihet i pasigurt, ndonëse nuk e thotë për cfarë arsye.

“Tani më treguan se është lëshuar një leje për aterim në Prishtinë. Nuk di cka ka pas nevojë për krejt këtë inscenim. Nuk di pse ka pas nevojë për “kërcënime”. Gjithë kjo më bënë të ndihem i pasigurt në vendin tim!”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, sot deputeti Pacolli tha se shteti po ia pamundëson që të aterojë në Prishtinë dhe të marrë pjeë në seancën e Kuvendit, ku pritet të votohet qeveria e re.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit