1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pacolli: Me Zvonko Veselinoviçin jam takuar në Budva me disa deputetë të Kosovës

Rekomandime

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se nuk njeh asnjë nga anëtarët e grupit të Zvonko Veselinoviçit, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës dje u ka vënë sanksione.

Pacolli ka treguar në RTV 21 se Zvonko Veselinoviçin e ka parë në Budva rreth dy vjet më parë me deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe.

- Advertisement -

“Dy vite më parë mua më është ofruar një njeri, që shumë më vonë e kam kuptuar se ishte Zvonko Veselinoviq. Gjatë pushimeve, unë kur isha me anijen time në bregdetin e Adriatikut, në Budva. Dhe ai ka qenë aty me deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës. Shqiptar nuk ka pasë, kanë qenë deputetë të Listës Srpska. Ishte edhe kryetari i Mitrovicës. Unë vetëm i kam përshëndetur. Më vonë e kam kuptuar se aty kishte qenë edhe Zvonko Veselinoviq. Unë nuk e njoh, nuk e kam parë më vonë. As sot nuk e di cili prej tyre ishte, në atë moment në dokun e anijes”, deklaroi Pacolli.

Ai shtoi se e tëra kjo ka qenë vetëm një rastësi.

“Thjeshta na ka rastisur që gjatë ankorimit të anijeve të takohemi. Ata vetëm se ishin aty kur unë shkova. E kemi njohur kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe jemi përshëndetur. Aty ishin edhe tre deputetë po më duket të Kuvendit të Kosovës. Nuk ua di emrat”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit