1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pacolli: Nesër nënshkruhet “Zajednica”, ja çfarë përfiton Kosova

Rekomandime

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë disa fjalë para tkimit të nesërm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në takim do të diskutohet plani franko-gjerman, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, pritet të nënshkruhet një marrëveshje.

- Advertisement -

Pacolli thotë se plani do ta sjell “Zajednicën”, ndërsa nga marrëveshja do të përfitojnë edhe Kosova, edhe Serbia.

“Nesër me 27 shkurt, me shumë gjasa do të nënshkruhet dokumenti i famshëm, i njohur sot si dokumenti evropian, ku Kosova do të marrë përsipër obligimin e pashmangshëm për të jetësuar “Zajednicën” në këmbim të kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

Me fjalë të tjera, situata do të dalë si një vit më parë; Nga kjo marrëveshje do të përfitojë Serbia, por edhe Kosova, dikush më shumë e dikush më pak.

- Advertisement -

Serbia në mënyrë të pashmangshme fiton “Zajednicën” dhe do të sigurojë rrugën e saj drejt BE-së me njëfarë “vetëngushëllimi” për t’u distancuar nga Rusia, por jo për t’u ndarë”, shkruan ai.

Sipas Pacollit, Kosova përfiton me kthimin e serbëve në institucione, ndërsa, përkundër që nuk merr njohjen nga Serbia, ajo do të përfitojë nga të gjitha aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka prezencë.

- Advertisement -

“Kosova, në anën tjetër, fiton; kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, apo mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në komunat serbe. Kosova nuk merr njohje nga Serbia, por përfiton nga të gjitha aderimet apo integrimet euroatlantike ku Rusia nuk ka prezencë (ndikim), si liberalizimi i vizave, Këshilli i Evropës etj., dhe ndoshta ndonjë njohje e ndonjë shteti anëtare e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën”, thotë ai.

Në fund të shkrimit të tij në Facebook, Pacolli ka rezervuar disa kritika për Kurtin dhe i jep merita SHBA-së dhe BE-së.

Marrëveshja në fjalë me Serbinë duhet të nënshkruhet, ashtu siç do të bënte çdo qeveri para vitit 2021 (ndoshta me më pak trauma).

Siç mund ta shihni, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është krejtësisht kundër asaj që dikur kishte premtuar Kryeministri Albin Kurti, sa ishte në opozitë.

Sot, edhe pse në kundërshtim me premtimet e tij, është mirë që gjërat po shkojnë drejt një perspektive paqësore.

Kjo marrëveshje paraqet një hap të madh drejtë zgjidhjës së problemit mê Serbinë.

Merita e madhe i takon miqve tanë tradicionalë SHBA-së dhe BE-së, të cilëve populli i Kosovës do t’u jetë përjetësisht mirënjohës”, përfundon ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit