1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pacolli: Për pavarësinë kam lobuar prej vitit 2009, i kam sjellë Kosovës mbi 45 njohje

Rekomandime

Presidenti i AKR’së Begjet Pacolli ka folur për planet e tij për diplomacinë nëse do të vije në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

- Advertisement -

“Unë kam lobuar për njohjen e Kosovës që nga viti 2009, prej momentit kur është nënshkruar akti sublim i pavarësisë”, tha Pacolli në T7.

“Kam ecë nëpër botë prej pozitës së opozitarit. Unë kam qenë si udhëheqës i opozitës në atë kohë dhe i kam dhënë krahun qeverisë, i kam sjellë njohjet’, tha Pacolli.

“Atë e kam bërë për Kosovën jo për qeverinë dhe jam krenar’, shtoi ai.

- Advertisement -

“S’kam lënë derë pa hapur për të sjellë njohje aty ku kam mundur’, tha Pacolli.

“Sot jam i lumtur. Mund të thuhet jo s’kanë qenë 50, 52 ndoshta ose 49 por sigurisht ka pasur shumë njohje, mbi 45 njohje të cilat unë ja kam sjellë Kosovës dhe jam i lumtur për këtë”, tha ai.

- Advertisement -

“Prej momentit që jam bërë ministër s’kam sjellë shumë njohje, kam sjell vetëm dy njohje dhe për këtë ka shumë arsye. Dy vjet dy njohje. Ne kemi qenë fajtorët kryesorë me kundërthëniet që kemi pasur në politikën e jashtme’, tha Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit