1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pacolli shpenzoi 90 mijë euro për ta votuar Osmanin për presidente, ajo ia shkarkon njeriun e afërt

Rekomandime

Me 71 vota për, Kuvendi I Kosovës më 4 prill, zgjodhi Vjosa Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar.

Vota e presidenti të AKR-së, Begjet Pacollit ishte një prej votave vendimtare për fatin e Vjosa Osmanit.

- Advertisement -

Behgjet Pacolli atë ditë bëri një sakrificë të madhe. Ai tha se është kthyer nga Stambolli me avion privat për të votuar Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.

“Unë jam deputet i Kuvendit të Kosovës, kam edhe një parti e cila ka bile edhe disa asamblistë nëpër komuna që tani i ka votuar. Konsideroj se kam një respekt nga njerëzit ku shkoj. Askënd s’e kam gënjyer, askënd s’kam mashtruar, s’e kam zhvatur buxhetin, s’kam marrë as pagë, s’di çka është me marrë pagë për Kosovën”, tha ai.

Por, Vjosa Osmani nuk është treguar aspak mirënjohëse për Pacollin.

- Advertisement -

Presidentja dy ditë më parë ka shkarkuar nga pozita e Konsullit të Përgjithshëm në Hamburg të Gjermanisë një nga njerëzit më të afërt të Pacollit.

Demokracia.com merr vesh se Osmani e ka nënshkruar dekretin për shkarkimin e Gramos Begollit, vëllain e Gent Begollit, njërit nga njerëzit më të afërt të Pacollit.

- Advertisement -

Ditë më parë Pacolli ka treguar se si e kishin ftuar për të ardhur e për të votuar Vjosa Osmanin si presidente.

“Unë kam qenë në Stamboll. Fëmijët e mi erdhën prej Zvicrës, unë i prita në Stamboll. I kam futur në aeroplanin tim duke u mbyll dera, se ne shkonim në pushim me fëmijët e mi. Vjen një telefonatë prej Prishtinës: ‘Ju lutem kthehuni se sot do të ketë votim për presidenten’. Unë u dashtë me ju thanë fëmijëve të mi që e kishin prit pushimin: ‘shkoni ju e unë vijë nesër’”, ka thënë ai.
Pacolli u shpreh se ka shpenzuar 90 mijë euro për të ardhur në Kuvend dhe për ta votuar Vjosa Osmanin.

“Unë e kam marrë një aeroplan tjetër privat, e kam paguar 90 mijë euro prej Stambollit, kam ardhur në Prishtinë e kam votua zonjën Osmani dhe jam kthyer prapë në Stamboll, e kam marrë avionin tjetër dhe kam shkuar te fëmijët e mi”, theksoi ai.

Ai madje tha se Osmani se asnjëherë, nuk e ka falënderuar për këtë veprim.

“Asnjëherë, as Vjosa Osmani s’më ka thirr. Tre mesazhe ia kam dërguar Vjosa Osmanit”, tha Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit