2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Pacolli tregon se a do të votojë Osmanin për Presidente

Rekomandime

Vjosa Osmani po vazhdon bisedimet me ish-partinë e saj për të siguruar vota, Pacolli thotë që s’ia ka kërkuar votën askush.

- Advertisement -

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për pozitën e kryetarit të shtetit.

Këtë pozitë më së shumti po e lakmon, deputetja nga radhët e LVV, Vjosa Osmani.

E Osmanit do t’i duhen 80 vota për të fituar mandatin e plot në krye të presidencës.

- Advertisement -

Por, për t’u bërë gruaja e dytë që e udhëheq këtë institucion, ish-kryetarja e kuvendit po shpreson në votat e ish-partisë së saj.

Megjithatë me 15 ulëse sa ka në kuvend LDK, jo të gjithë janë të mendimit për të mbështetur Osmanin.

- Advertisement -

Përveç Agim Veliut e Driton Selmanajt që do t’i duhet që t’i bind më shumë, kandidatës për presidente do t’i duhet që ta bind edhe kryetarin e AKR-së.

Behgjet Pacolli që në zgjedhjet e fundit ka garuar në një listë me LDK-në, në një intervistë për T7 thotë që do të merr pjesë në seancat e kuvendit.

Mirëpo, presidenti i tretë i Republikës së Kosovës thotë që nuk e ka vendosur akoma se a do të ketë votë për Osmanin, pasi një gjë e tillë nuk i është kërkuar akoma nga askush.

Paqartësi rreth çështjes së presidentit ka brenda LDK-së, por jo edhe tek partitë tjera opozitare.

Nga AAK janë të vendosur që nuk të marrin pjesë në seancën e presidentit e që rrjedhimisht as nuk do të votojnë, ndërsa njësoj do të veprojnë edhe nga PDK.

Këta të fundit kanë radhitur edhe disa arsye se pse sipas tyre kanë marr këtë vendim.

Ferat Shala, deputet i PDK-së

“PDK dhe strukturat e saj, Këshilli Drejtues dhe Kryesia kanë marrë qëndrim që nuk do të ketë votë për znj.Osmani për kandidate si Presidente. Arsyeja e parë është që në asnjë moment të jetës së saj politike dhe legale nuk ka reflektuar si person i unitetit, pra pozicioni i Presidentit punën e parë, dhe momentin e parë e karakteristikën e parë si pozicion duhet ta ketë si personalitet që reflekton unitet dhe gjithëpërfshirje në kuptimin e udhëheqjes. Veti këto që nuk i gjejmë tek ajo, që nga hyrja në skenën politike e deri sot në asnjë rast dhe moment nuk e kemi parë personalitetin e unitetit tek ajo.”

E i vetmi i paparishikueshëm nga kjo parti mund të jetë Xhavit Haliti.

Haliti që votoi pro zgjedhjes së Glauk Konjufcës në krye të kuvendit, ka deklaruar se vota e tij do të varet nga disponimi që ka ky në ditën e seancës së zgjedhjes së presidentit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit