1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Padia ndaj Serbisë, Osmani: Jemi në koordinim të plotë me kryeministrin Kurti

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut Pahor, tha se ka koordinim të plotë mes institucioneve lidhur me padinë për gjencid ndaj Serbisë.

Osmani tha se në Kosovë është kryer gjenocid dhe se për padinë duhet përgatitje e thellë dhe konsultim me ekspertë.

- Advertisement -

Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të trija institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjencid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë.

Për secilin që i njeh ma.sakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe poIicore serbe gjatë Iuftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi. Natyrshëm që përgjigja e jona dhe ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjencid.

Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi”, tha Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit