1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pajtohen dy familjet që u gjuajtën mbrëmë në Mitrovicë

Rekomandime

Familjet Tahiri dhe Habibaj i kanë shtrirë dorën e pajtimit njëri-tjetrit pas lncidentit që kanë pasur mbrëmë në Shipol të Mitrovicës.

Lajmi u bë i ditur nga Xhevdet Tahiri.

- Advertisement -

Ai i ka kërkuar falje qytetarëve të Mitrovicës për ndodhinë e mbrëmshme.

Të nderuar qytetarë të Mitrovicës.Familja Tahiri kërkon falje për shqetësimin e mbrëmshëm që ka ndodhur në lagjen Shipol të qytetit të Mitrovicës. Sot Familja Tahiri për hatër të Zotit, familjes, shoqërisë, të gjitha institucioneve dhe të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, e shtruam dorën e pajtimit me familjen Habibaj.

Kërkojmë nga mediat që të mos ekzagjerohen situatat e tilla”.

- Advertisement -

Rasti i mbrëmshme u konfirmua edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhoj. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit