-2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Pal Lekaj: Bëhem sërish ministër nëse ma kërkon partia

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se java e ardhshme mund të jetë përcaktuese për formimin e Qeverisë së re.

- Advertisement -

LDK-ja pret që të mandatohet nga presidenti Hashim Thaçi, pasi këtë të drejtë ta konsumojë Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mohon se kanë pajtueshmëri me presidentin për çështjen e mandatarit.

Haziri thotë se në përbërjen e Qeverisë së re nuk do të ketë vend për ministra që kanë probleme me ligjin.

- Advertisement -

“Ministrat e LDK-së që janë në detyrë, LDK-ja i ka dërguar me mbështetje të plotë dhe ne i ruajmë ata. LDK-ja nuk bën tregti as me Pal Lekajn e as me Xhelal Sveqlën”, ka thënë Haziri, raporton KOHA.

AAK-ja mezi pret të bashkëpunojë e të bëhet pjesë e Qeverisë, nëse LDK-ja do të marrë mandatarin nga presidenti.

- Advertisement -

Ish-ministri i Infrastrukturës, tash deputeti Pal Lekaj, thotë se nuk synon më që të bëhet ministër.

“Ende nuk kemi biseduar për pozita ministrore, as sa na takojnë, pasi nuk kanë filluar bisedimet, meqë nuk ka një mandatar. Unë nuk synoj të bëhem ministër. Por vetëm nëse partia ma ofron, pasi unë jam i kënaqur me pozitën time”, ka thënë Lekaj.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të ketë Qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve.

Sipas saj, LDK-ja po bashkëpunon sërish me PDK-në dhe presidentin Thaçi.

“LDK-ja paraqitet kinse po bën koalicion me AAK-në dhe Nismën, por kjo është vetëm një urë për të shkuar drejt PDK-së. Sepse kur ka bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje ne e kemi larguar paksa nga PDK-ja, por mbase ajo ura lidhëse u ishte dobësuar pak, e tash duhet me e forcuar prapë. Prapa kësaj e dimë që është presidenti Thaçi”, ka thënë Pacolli.

Për analistin Arton Demhasaj, nuk është aspak befasues qëndrimi i LDK-së për të bashkëpunuar me AAK-në e Nismën, ngase thotë se kanë histori bashkëpunimi.


Të martën, LDK-ja ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie ka vendosur për koalicion të mundshëm me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit