-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pal Lekaj ka një lutje për Grenellin dhe SHBA-të

Rekomandime

Deputeti i AKK-së, Pal Lekaj ka thënë se SHBA-të duhet t’i bëjnë presion Serbisë që ta njohin Pavarësinë e Kosovës ashtu siç po bëjnë presion në Kosovë për ta larguar taksën.

- Advertisement -

Ish-ministri i Infrastrukturës ka thënë se taksa nuk duhet të largohet, por të pezullohet me afat kohor prej 10 deri në 20 ditë derisa të krijohet një kornizë për dialogun me Serbinë.

Lekaj ka thënë se kjo kornizë e marrëveshjes duhet të bëhet duke qenë SHBA-të ndërmjetësues.

“Kemi me ju lutë të gjithë Grenellit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës siç po bëjnë presion në Kosovë për me e heq taksën lë t’i bëjnë presion Serbisë për me e njoftë Kosovën. Ne kemi thënë edhe si parti se ne po, jemi për me heq nëse e kemi një kornizë të bisedimeve dhe në atë kornizë grantë të jenë SHBA-të deri në atë kohë 10 ditë – 20 ditë sa të zgjasin bisedimet po e pezullojmë dhe në këtë drejtim është me e favorshme për Kosovën”, ka thënë Pal Lekaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit