1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pallaska: Nëse Vetëvendosje fiton, këto mund të jenë zgjedhjet e fundit si demokraci kushtetuese

Rekomandime

Avokati Dastid Pallaska thotë se vendimi i Vetëvendosjes që Albin Kurti të mbetet bartës liste është tregues që kjo parti konsideron vedimet e veta me epërsi ndaj Kushtetueses.

- Advertisement -

Pallaska thotë se slogani i Vetëvendosjes duhet të jetë: Partia para shtetit.

“Një gjë duhet t’ia njohim kësaj partie politike. Na ka paralajmëruar saktë për regjimin që do ta instalojë në vend pas zgjedhjeve. Nuk mund të thuhet se erdhi në pushtet me premtime tē rrejshme të demokracisë liberale“, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje e paska mbajtur liderin e vet si bartës të listës zgjedhore përkundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky veprim është tregues i qartë se kjo parti politike konsideron se vendimet e veta kanë epërsi ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

- Advertisement -

Mbi këtë bazë, slogani i Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje duhet të jetë PARTIA PARA SHTETIT.
Ata/o që nuk e kuptojnë këtë slogan mund të pyesin në Shqipëri si përfundoi kjo “ide shtet-ndërtuese” para 30 viteve.

Një gjë duhet t’ia njohim kësaj partie politike.

Na ka paralajmëruar saktë për regjimin që do ta instalojë në vend pas zgjedhjeve. Nuk mund të thuhet se erdhi në pushtet me premtime tē rrejshme të demokracisë liberale.

Rrjedhimisht, nëse idetë e kësaj partie politike realizohen deri në fund brenda mandatit të ardhshëm qeverisës, këto zgjedhje mund të jenë historike edhe si zgjedhjet e fundit të Kosovës si demokraci kushtetuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit