1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pallaska: Vendimi i Qeverisë paraqet shpërfillje të pashembullt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

Rekomandime

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të kufizuar në mënyrë drastike lirinë e lëvizjes së njerëzve.

- Advertisement -

Pallaska në një postim në Facebook ka thënë se këto masa në fakt janë gjendje e jashtëzakonshme por vetëm emrin nuk e ka të tillë.

“Masat e reja kufizuese të Ministrisë së Shëndetësisë paraqesin gjendje të jashtëzakonshme në secilin aspekt përveç në emër. Për më keq, vendimi për masat e reja kufizuese përmban të gjitha kufizimet e gjendjes së jashtëzakonshme por jo edhe përfitimet juridike, ndër të cilat më i rëndësishmi është pezullimi automatik i detyrimeve dhe afateve ligjore.

Në fund, por jo për nga rëndësia, vendimi për masat e reja kufizuese paraqet shpërfillje të pashembullt të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese pasi që liria e lëvizjes sërish është kufizuar në nivel vendi – madje në shkallë edhe më të lartë – me një vendim të vetëm dhe atë pa plotësim/ndryshim të bazës ligjore e cila nga Gjykata Kushtetuese është vlerësuar si e pamjaftueshme për kufizime të tilla të lirisë së lëvizjes”, ka shkruar ai në Facebook.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit