-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Palmer paralajmëron serbinë: Kosova nuk është e gatshme të diskutojë për kufijtë dhe territoret

Rekomandime

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthewë Palmer, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin rreth ndryshimit të kufjijve mes Kosovës dhe Serbisë, çështje kjo që është diskutuar shumë muajve të fundit.

- Advertisement -

Palmer, vazhdoi të jetë i prerë lidhur me këtë temë, duke thënë se Kosova nuk është e gatshme të angazhohet.

Sipas Palmer, ka zona shumë produktive që mundësojnë zgjidhjen e duhur mes dy shteteve. Si shembull, ai e mori çështjen e personave të pagjetur.

“Kur flasim për kufijtë dhe territoret, nuk e shoh si çështje ku Kosova është e gatshme të angazhohet dhe besoj se ka zona më produktive për diskutim në këtë pikë e që duhet të adresohen. Shembull, personat e zhdukur, një pikë rreth së cilës palët mund të arrijnë marrëveshje” , ka thënë Palmer për njërën nga mediat serbe, përcjell Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sot Palmer dhe Lajcak, zhvilluan vizitën në Beograd ku u takuan me politikanët atje, pas vizitës që kishin në Kosovë me liderët e shtetit, e që për temë kryesore pati dialogun mes dy vendeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit