3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Palmer: Shtetet e Bashkuara duan njohje dypalëshe mes Kosovës e Serbisë

Rekomandime

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë dëshiron njohje dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer u shpreh entuziast për rifillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje gjithëpërfshirëse që do t’u shërbejë jo vetëm vendeve në dialog, por të gjithë rajonit.

- Advertisement -

Shtetet e Bashkuara duan njohjen dypalëshe, tha ai, duke kundërshtuar zërat se ka pasur diskutime për shkëmbime territoresh.

“Një zgjidhje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve do të kishte ndikim të madh për stabilitetin në rajon dhe do të nxiste të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të integrimit evropian”, tha Palmer.

Ne jemi të përqëndruar tek mbështetja e një procesi të udhëhequr nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që çon në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, që më idealja, do të kishte në thelb të saj njohjen e ndërsjelltë.

- Advertisement -

Ngritja e idesë së shkëmbimit të territoreve, mendoj unë, e heq vëmendjen nga synimi qendror, i cili është që palët të ulen, të diskutojnë këto probleme dhe të identifikojnë rrugën përpara drejt normalizimit.

Ne e mbështesim këtë proces.

- Advertisement -

Prandaj mendoj se është jashtë teme dhe thjesht shpërqëndruese të diskutohen ide si shkëmbimet territoriale.

Me rëndësi është që palët të ecin përpara për një marrëveshje që sjell zgjidhje përfundimtare”, tha Palmer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit