-1.2 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Palmer: S’ka shkëmbim territoresh, jemi të angazhuar për të arritur marrëveshjes Kosovë-Serbi

Rekomandime

“Ne jemi të fokusuar që të mbështesim procesin e drejtuar nga Bashkimi Europian që do të çojë në një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Matthew Palmer, ZëvendësAsistent i Sekretarit të Shtetit në SHBA dhe Përfaqësues i Veçantë për Ballkanin Perëndimor.

- Advertisement -

Palmer shprehu qëndrimet e tij gjatë një interviste për Ballkanin Perëndimorë, organizuar nga Balkan Insider – një portal interneti që merret me çështje që lidhen me Ballkanin.

Diplomati amerikan vuri theksin në, atë që thotë ai, formën ideale, marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës që do të dërgojë në njohje reciproke.

“Historia e shkëmbimit të territoreve, apo çdo aspekt tjetër i marrëveshjes, heqë vëmendjen nga një qëllim kryesor: Për Serbinë dhe për Kosovën dhe Qeveritë e tyre që të ulen dhe të punojnë në gjetjen e rrugës për normalizim të marrëdhënieve”, thotë Palmer.

- Advertisement -

“Ne mbështesim procesin, andaj mendoj se është e parëndësishme dhe destruktive që të bisedojmë për tema të tilla sikur shkëmbimi i territoreve. Ne duhet që të mendojmë se çfarë duhet të bëhet në mënyrë që pjesëmarrësit në negociata të përparojnë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do ti jepte fund një herë e përgjithmonë mosmarrëveshjes”, ka thënë ai.

Në pjesën e përafqësimit për Serbinë dhe Kosovën, përfaqësuesi i veçantë i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor kujtoi se të dy palët rinovuan bisedimet e udhëhequra nga Bashkimi Europian dhe Mirosllav Lajçak – kur e shënoi atë si një mik të dashur dhe bashkëpunëtor të ngushtë.

- Advertisement -

“Unë jam thjesht i lumtur që kthehem në biznes. Kohët e fundit jam takuar këtu në Uashington me Skender Hysenin – përfaqësuesin e Kosovës në atë proces. Ka shumë punë përpara tyre – pjesëmarrësit e huaj në negociata janë të angazhuar për tu bërë përparimi i nevojshëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Një marrëveshje e tillë do të ristartonte marrëdhëniet në rajon dhe do të inkurajojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian,” nënvizoi Palmer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit