5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Palmer tregon prerë çka i tha Kurtit: Ia kam theksuar se duhet të formojë Qeveri me Listën Serbe

Rekomandime

I dërguari special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot qëndroi për vizitë në Serbi, prej ku tha se gjatë takimit që pati në Shkup me Liderin e VV’së, Albin Kurti, këtij të fundit i ka theksuar se në Qeveri duhet ta marrë edhe Listën Serbe, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gjatë përgjigjeve që u dha gazetarëve serbë, Palmer foli edhe për Kurtin, i cili vazhdimisht po deklarohet se nuk do të pranojë Listën Serbe në Qeverinë e Kosovës.

Por, Zyrtari i lartë amerikan thotë se Kurtit ia ka theksuar se duhet të formojë Qeveri, me ata që morën pëlqimin e serbëve në Kosovë.

“Është e qartë se Lista Serbe e ka fituar përkrahjen e serbëve të shumtë në Kosovë dhe kanë të drejtë të përfaqësohen në Qeveri. Kjo është diçka që ja kam theksuar edhe Kurtit, dhe është shume rëndësishme që e serbët të shprehin vetën e tyre edhe në Kosovë, jo vetëm në publik, por edhe përmes proceseve politike”, ka thënë Palmer, përcjell Gazeta Metro.

- Advertisement -

Para gazetarëve, përveç Palmerit ka folur edhe Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, i cili ka thënë se dëshiron t’i rikthehet dialogut me Kosovën sa më parë.

“Unë jam i kënaqur me këto diskutime sepse ne kemi shqyrtuar të gjitha çështjet në fjalë dhe jemi të vendosur për të gjetur zgjidhje që do të nënkuptojnë marrëdhënie më të mira midis SH.B.A. dhe Serbisë dhe një qasje konstruktive për t’u rikthyer në dialog me Prishtinën sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Vucic.

- Advertisement -

Kujtojmë se Palmer javën që lam pas ka qëndruar në Kosovë, ku ka zhvilluar takime të shumëta me liderë të vendit, teksa ka përmendur nevojën për të hequr taksën 100 përqind dhe formimin e Qeverisë së re, në mënyrë që të rifillojnë bisedimet me Serbinë.
Sidoqoftë, gjatë vizitës së zyrtarit amerikan, Kurti nuk ishte në Kosovë, por Palmer tregoi se me liderin e VV’së u takuan para dy ditëve në Shkup

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit