Qyteti i Rubizhnes së Ukrainës është kthyer në arenë lufte mes ushtarëve rusë dhe atyre ukrainas.
Këta të fundit janë rrethuar nga ushtarët rusë e që këta udhëhiqeshin nga luftëtarët çeçenë nën komandën e liderit të tyre, Ismail Aguev.
Pamje të kësaj lufte, e që zhvillohej më raketëhedhësa janë publikuar nga mediat pushtuse.
Njoftimi i plotë i tyre:
Djemtë nën komandën e Vëllait tim të dashur Ismail Aguev sulmojnë ndërtesën në Rubizhne të Republikës Popullore të Luganskut, në të cilën u vendosën nazistët. Ndërtesa është e rrethuar dhe banditët nuk mund të shpëtojnë siç bënin dikur.
U vendos që të qëllohej në një pozicion të fortifikuar mirë me granatahedhës. Kjo është gjithashtu e rrezikshme – granatahedhësi bëhet një objektiv i përshtatshëm për një snajper për disa sekonda. Por nazistët ishin aq të frikësuar sa nuk guxuan të shikonin nga foletë e tyre. Nuk mendoj se ia vlen të thuhet se çfarë ndodhi në fund.