-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pamje kur Djokovic me plot arrogancë i injoroi paralajmërimet se një ditë do ta lëndonte dikë

Rekomandime

Tenisti serb Novak Djokovic e tronditi botën e tenisit të hënën kur u përjashtua nga US Open për shkak se e goditi me top në fyt gjyqtaren e vijave i mllefosur. Incidenti i tij i shëmtuar nuk ka pasur si mos të ndodhte duke i parë sjelljet e tij në fushë në të kaluarën.

Nuk është hera e parë që numri një i botës e ka shprehur zemërimin e tij në fushën e tenisit duke goditur topin në publik.

- Advertisement -

33-vjeçari ka raste të shumta zemërimi, të cilin e shpreh me goditjen e topit në mënyrë agresive dhe thyerjen e reketit.

Për këtë, ai ishte paralajmëruar se do të mundë ta lëndonte dike dhe të përjashtohej tamam siç i ndodhi në turneun e sivjetmë të grand slamit US Open.

Më 2016, Djokovic, në vend se të shqetësohej që e goditi topin me forcë drejt e në publik në një ndeshje të ATP Finals në Londër, u tregua arrogant.

- Advertisement -

Ai për pak sa nuk e goditi me reketin e tij një zyrtar të Franch Open po atë vit.

Në një video të publikuar tani nga ai incident, Djokovic i përgjigjet me mllef dhe arrogancë gazetarit i cili e pyet nëse shqetësohet se kjo sjellje e tij e vrazhdë mund t’i kushtojë shumë një ditë.

- Advertisement -

Djokovic e nis me të qeshura dhe thotë: “Ju njerëz jeni të pabesueshëm. Pse gjithmonë i prekni këto tema?”

Kur iu tha se ai vazhdon të ketë sjellje të keqe, Djokovic u përgjigj: “Unë vazhdoj ta bëj këtë gjë? Pse nuk më pezullojnë atëherë?”

“Për pak sa nuk e godita? Po, kam mundur ta godas, por edhe ka mundur të bjerë borë në Arenën O2, por nuk ra. Unë jam lojtari i vetëm që e shpreh zemërimin në fushë? A jeni duke thënë kështu?” shtoi ai.

Për më shumë, videoja e plotë më poshtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit