7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Pamje kur forcat anti-terror nxjerrin kreun e Kishës Ortodokse Serbe për ta larguar me helikopter nga Cetina

Rekomandime

Forcat anti-terror të Malit të Zi kanë nxjerrë nga Manastiri i Cetinës, metropolitin e ri të Kishës Ortodokse Serbie, Joanikije, pas ceremonisë së shugurimit.

- Advertisement -

Ai është shoqëruar nga dalja e manastirit dhe është nisur me një helikopter për në Podgoricë.

Tragjike: Vdes edhe një 26-vjeçare nga Covid-19 pasi lindi foshnjën – Gaze…

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
Nga pamjet që kanë dalë në media malazeze dhe në rrjete sociale, shihet se forca të shumta të sigurisë janë bërë “mburojë” e metropolitit të ri, për shkak të tensioneve jashtë manastirit të Cetinës.

Në një situatë të tensionuar, me protestues malazezë, në Cetine të Malit të Zi është mbajtur ceremonia e shugurimit të Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

- Advertisement -

Protestuesit malazezë kundërshtojnë ndikimin serb në Malin e Zi, duke kërkuar që të ruhet identiteti i tyre kombëtar, i ndarë nga serbët.

Ata kanë vënë barrikada në rrugë për të penguar ardhjen e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe në manastiritn e qytetit të Cetinës, që dikur ishte kryeqytet i Malit të Zi.

- Advertisement -

Përvec protestuesit me Polici, janë përplasur edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit malazez.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, që vjen nga linja politike proserbe, ka akuzuar se këto protesta ishin të porositura për veprime terroriste. Ndërkaq presidenti propërendimor, Milo Gjukanoviq, partia e së cilit ka humbur pushtetin vitin e kaluar, ka përkrahur protestat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit