Mediet në Shqipëri raportojnë se tri vajza nga Kosova kanë mbetur të Iënduara në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven.
Sipas njoftimit të medieve në Shqipëri, të Iënduar nga ky aksident kanë mbetur: A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe.
Tre personat e Iënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.