1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pamje: Shpërthen vullkani nënujor, uji i detit futet në oborre të shtëpive

Rekomandime

Paralajmërimet për cunami janë lëshuar për ishujt Tonga dhe Samoia, pasi një vullkan nënujor në pjesën jugore të Oqeanit Paqësor pati një shpërthim të fuqishëm të shtunën, duke çuar re hiri dhe gazi në ajër.

Sipas Qendrës për Paralajmërime për Cunami në Shtetet e Bashkuara, procesi i shpërthimit të vullkanit “Hunga-Tonga-Hunga-Ha’apai” ka nisur nga e premtja, shkruan CNN.

- Advertisement -

Shërbimi Meteorologjik i Tongës gjithashtu ka lëshuar udhëzime për reshje të dendura, vërshime dhe erë të fuqishme në territorin tokësor dhe në ujërat bregdetare.

VIDEO

- Advertisement -

Ndërkohë në Zelandën e Re, shërbimi zyrtar i motit tha se stacionet për vëzhgimin e motit kanë vërejtur rritje të shtypjes atmosferike të shtunën në mbrëmje shkaku i shpërthimit të vullkanit.

Sipas RNZ-së, pjesë e televizionit CNN, vullkani ka qenë aktiv nga 20 dhjetori, por u shpall “i fjetur” më 11 janar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit