Një kovoj rus është shkatërruar në një qytezë afër Kyivit, ndërsa mediat kanë publikuar pamjet nga gjendja atje.
Mediumi i cili raporton për Evropën Lindore, “NEXTA”, ka publikuar fotografi në ushtarëve të vrarë rusë, në Gostomel, që është në rrethinë të kryeqytetit ukrainas, Kyivit.
Pamje të ngjashme janë publikuar edhe nga llogari të tjera në rrjetin social Twitter.
Ndryshe, ka vazhduar lufta në Ukrainë edhe në ditën e nëntë prej kur ajo ka nisur.
Gjatë natës së 4 marsit është raportuar se Rusia ka granatuar vendin afër termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës.
Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).