-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pamje të rralla:Millosheviq në duart e forcave amerikane, shihej në siklet të madh

Rekomandime

Pamje të rralla të kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç në duart e forcave speciale ushtarake amerikane.

Në këto pamja, Millosheviq shihet i vendosur në bazën ushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në qytetin e Tuzlas.

- Advertisement -

Videoja tregon kryekriminelin serb në dhomën e pritjes së ngushtë të bazës ushtarake amerikane. Ai më pas u fluturua me helikopter nga Beogradi dhe priti një aeroplan ushtarak amerikan për ta çuar në Hagë.

Milloshevqit ia vendosën prangat në burgun qendror të Beogradit në rrugën Bacvanska pasi i është dorëzuar policisë në orët e para të mëngjesit të së Dielës, 1 Prill të 2001-ës.

- Advertisement -

Ndryshe, gazetarët në vendngjarje kanë thënë se janë dëgjuar të shtëna vetëm pak kohë përpara se një varg makinash të dilnin nga porta e shtëpisë së Millosheviqit.

Vajza e zemëruar e Millosheviqit, Marija, kishte qëlluar disa herë në ajër ndërsa babai i saj po largohej nga vila. Burime të policisë kishin thënë se ish-presidenti ishte i dehur në momentin e arrestimit.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se, Millosheviq para arrestimit kishte bërtitur nga një dritare se ai nuk pranon një urdhër arresti nga “lakenjtë e NATO-s”, një referencë ndaj autoriteteve të tanishme Jugosllave, dhe i ka thënë një polici se ai nuk do të dalë “i gjallë nga vila”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit