-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pamje të trishta! Familjarët e të prekurve me Covid flenë me ditë në oborrin e spitalit

Rekomandime

Me batanije shtruar në bar e nën hije disa familjarë kanë 10 ditë që presin e të tjerë 28 ditë. Familjarët flenë jashtë në lulishten e spitalit apo në makina.

- Advertisement -

“Ka shumë fare. Të vish natën të ikën mendja” thotë një qytetar.

Një mesoburrë thotë se ka 7 ditë që fle në lulishte ndërsa vajzën e ka të shtruar në spitalin e COVID.

“Kemi 8 ditë sot. Flemë gjysmë ore, ngrihemi, i vijmë anës se kemi dhe ftohtë. Jemi 6-7 vetë që rrimë këtu, nuk i kthehet kurrizi” thotë ai për Ora News.

Ka ardhur nga Lushnja, dhe tregon për Ora News: Na zuri dhe shiu”

Burimet nga spitali bejne me dije se qytetarët janë informuar se nuk mund të qëndrojnë aty gjatë natës por shtojnë se familjarët e pacienteve nuk mund ti largojne me dhunë.

Jo vetëm në QSUT, por edhe në spitalin infektiv ku ndodhen të prekurit nga Covid 19 ka një numër të konsiderueshëm të afërmish që presin jashtë për informacion për gjendjen shëndetësore apo për të i’u dërguar ushqime familjarëve të tyre.

Sot në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është ulur trau dhe familjarët nuk lejohen të hyjnë as në ambientet e jashtme të spitaleve.

- Advertisement -

Autoritetet u kanë kërkuar familjarëve që të shpërndahen. Kjo kërkesë, sipas policisë ka ardhur për të shmangur grumbullimet që mund të jenë burime rreziku për përhapjen e Covid 19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit