1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pamje tmerri: Ky është vendi ku mbaheshin fëmijët lëmoshëkërkues në Prishtinë

Rekomandime

Në mbrëmjen e 21 dhjetorit, Policia ka hasur në nëntë fëmijë lëmoshëkërkues në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë. Si i dyshuar ishte arrestuar B.S, 39-vjeçar, raporton Sinjali.

Gjatë kontrollës, B.S, i janë gjetur 200 euro, një thikë dhe një sasi e substancave narkotike. Përveç tyre, i dyshuari ka deklaruar se çanta që u gjet në vendin e ngjarjes me para të metalta, rreth 1170 euro, i përket atij.

- Advertisement -

Ndërsa Sinjali ka siguruar edhe pamje nga vendi ku Sadiku po i mbante nëntë fëmijët lëmoshëkërkues.Sipas pamjeve shihet se në atë vend kushtet për jetesë janë të mjerueshme dhe niveli i papastërtisë është shumë i lartë, pasi ka plot mbeturina të shpërndara nëpër dysheme.Në videon e publikuar, vërehet se fëmijët lëmoshëkërkues nuk kanë as ku të ulen, pasi shihet që janë ulur në tokë dhe në kuti të birrave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit