4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pandeli Majko kërkon nga Kosova të mos falënderohet shumë: Bëra detyrën time gjatë luftës

Rekomandime

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, që mbante postin më të lartë në një periudhë të vështirë të shqiptarëve, atë të luftës së Kosovës, kërkoi që shqiptarët e Kosovës mos ta falënderojnë edhe shumë.

- Advertisement -

Ai, në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri” që po mbahet në Katedralen e Prishtinës, tha se e bëri detyrën e tij si shumë shqiptarë që u vetëpërkufizuan, njofton Klan Kosova.

“Falënderimi në emër të një gjëje që Shqipëria e ka bërë dhe të dalësh dhe të flasësh si i falënderuar është e vështirë. Në atë periudhë që kemi qenë kemi bërë detyrën tonë. Ka pasë disa të tjerë që këtu në Kosovë pa pasë ndonjë lloj detyre zyrtare e institucionale kanë luftuar për lirinë e kombit shqiptar”.

“Në thelb liria e Kosovës ishte edhe e shqiptarëve. Në këtë kontekst, mendoj se ajo që ndodhi në vitin 1999 dhe këtë e them për ata që janë 20 vjeç, rëndom njerëzit përkufizohen në ditët e tyre të vështira dhe shumë shqiptarë janë vetëpërkufizuar në atë kohë”.

- Advertisement -

Majko këtu përmendi sakrificat e secilit prej liderëve kosovarë që ishin të pranishëm.

“Kam përballë presidentin e Kosovës, si përfaqësuesi i delegacionit të Kosovës dhe aspiratave të saj. Kokëfortë si ai, pavarësisht se sot flet shumë për dialogun. Kam përballë kryeministrin e Kosovës, luftëtar si ai. Nuk besoj se kur mbante trupin e vëllait e mendonte se do të bëhej kryeministër. Kam përballë Albin Kurtin. Nuk besoj se në burgun e Serbisë atë kohë mendonte se do të vinte një ditë që do të përfaqësonte një forcë politike të re dhe do të ishte kandidat për kryeministër”.

- Advertisement -

“Nuk kemi këtu Ibrahim Rugovën dhe shumë të tjerë, të cilët bënë detyrën e tyre. Kështu që mendoj se ne kemi bërë veç detyrën tonë. Jemi një, por ndihemi edhe keq kur na falënderoni sepse ne jemi vëllezër. Dhe vëllai edhe falënderohet edhe nuk falënderohet. A të mërzit ndonjëherë vëllai? Të mërzit dhe si thoni ju në Kosovë, kur ta sjellë në maje të hundës vëllau si shkau”.

Ish-kryeministri shqiptar tregoi edhe frikën që kishin për vendimet e mëdha që do t’i merrnin dhe se si i lanë mënjanë të gjitha mospajtimet kur në pyetje ishte Kosova.

“Së bashku me Ilir Metën dhe shumë kolegë të tjerë, midis të cilëve edhe kryeministri Edi Rama mblidheshim, por a ishim kaq të bindur dhe të fortë? Ju siguroj që ishim edhe të frikësuar dhe të shqetësuar, na shkonte mendja se do ta na kujtohet emri për keq”.

“Në ato momente të vështira të gjithë shqiptarët u bëmë një, të majtë e të djathtë, komunistë e ilegalistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim, por pas masakrës së Reçakut u mblodhëm dhe thamë kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi”.

Ai tha se sikur thotë kisha dhe xhamia duhet që shqiptarët të dinë të falënderojnë dhe të falin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit