Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka postuar një fotografi në të cilën shihet kolona e Ushtrisë së Kosovës në “Rrugën e Kombit”, duke shkuar për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit që e goditi sot në mëngjes.
Në profilin e tij, ai ka shkruar se kjo është pamja e asaj, që dihet dhe nuk mungon.
“Ushtria e Kosovës, duke ardhur drejt Shqipërisë! Kjo është pamja e asaj, që dihet dhe nuk mungon! Pa Shengen!”, ka shkruar Majko.