1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Panik në Kiev, dëgjohen sirenat e sulmit ajror gjatë vizitës së Biden

Rekomandime

Sirenat e sulmit ajror tingëllojnë ndërsa presidenti i SHBA-ve, Joe Biden po zhvillon një takim me kryeministrin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev.

- Advertisement -

BBC se, Joe Biden ka shkuar në Ukrainë në kuadër të 1 vjetorit të ofensivës ruse, e cila filloi më datë 24 shkurt.

Në momentin që dyshja largohet nga Katedralja e Shën Michael në qendër të Kyivit, dëgjohen sirenat e sulmit në të gjithë kryeqytetin.

BBC raporton se, vizita në Kyiv mbeti sekret për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

- Advertisement -

Nga Kievi, presidenti amerikan ka dhënë një deklaratë të fuqishme duke konfirmuar përkrahjen e madhe ndaj Ukrainës.

Biden ka thënë se llogaritë e Putinit kanë dalur të gabuara dhe se Rusia do të humbë luftën.

- Advertisement -

“Ndërsa bota përgatitet për të shënuar një vjetorin e pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, unë jam sot në Kiev për t’u takuar me Presidentin Zelensky dhe për të rikonfirmuar angazhimin tonë të palëkundur dhe të palodhur ndaj demokracisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Kur Putin filloi pushtimin e tij, ai mendoi se Ukraina ishte e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë.

Por ai ka gabuar rëndë. Rusia donte të fshinte Ukrainën nga harta. Putin do ta humbas këtë luftë. Rusia deri më tani ka humbur gjysmën e territoreve të pushtuara në Ukrainë Ne do të dërgojmë armë shtesë, duke përfshirë municione artilerie, sisteme antitanke dhe radarë vëzhgimi për të mbrojtur popullsinë ukrainase kundër sulmeve ajrore” ka thënë Biden.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit