Edhe pak minuta kanë mbetur nga fillimi i ndeshjes Greqi-Kosovë.
Tifozët tashmë kanë hyrë në stadium dhe futbollistët janë duke u ngorhur kur kanë mbetur edhe pak minuta para fillimit të takimit.
Por para fillimit të ndeshjes, kanë filluar provokimet nga tifozët e Greqisë, të cilët në stadium kanë shfaqur flamurin serb në stadium.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, në garë për pozitën e parë në grup.
Por, “Dardanët” kanë mungesa të shumta dhe trajneri Alain Giresse nuk vendosi të ftonte lojtarë tjerë.
Kjo pasi sipas tij tani është fundi i grumbullimit.
Në bankën rezervë të Kosovës janë gjashtë lojtarë, prej tyre dy portierë.
Kurse, te Greqia janë 12 lojtarë në bankën rezervë.