-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Paralajmërimi i sizmologu kosovar: Ka gjasa që këto qytete të dridhen nga tërmeti 6.5 shkallë të Rihterit

Rekomandime

Sizmologu Shemsi Mustafa ka thënë se Kosova duhet të përgatitet që në të ardhmen mund të dridhet nga një tërmet deri 6.5 ballë Rihteri dhe se ndërtuesit duhet të kenë parasysh këtë kur ndërtojnë ndërtesat, duke përfillur gjitha parametrat.

Ai ka thënë se në aspektin sizmik duhet pasur parasysh dy parametra. Njëri është rreziku sizmik e tjetri risku sizmik.

- Advertisement -

“Kosova gjendet në një zonë me aktivitet relativisht të lartë dhe kjo tregon se në të ardhmen territori i Kosovës mund të dridhet nga tërmete të fuqisë së madhe, që mund të shka*ërrojnë apo dë*tojnë ndërtesa, e të shkaktohen edhe viktima. Këtë parametër nuk mund ta ndryshojmë”.

“Kështu e thonë të gjitha, edhe studimet tona edhe të Balkanit. Kosova mund të përballet me një tërmet maksimal 6.5 shkallë Rihteri në tri zonat që i kemi me aktivitet sizmik më të lartë, e që ndërtuesit duhet ta kenë parasysh”, ka thënë Mustafa.

“Zonat që kanë ngjashmëri të një tërmeti të pritshëm, si Ferizaj, Viti, Gjilan, është zona Prizren-Gjakovë, Pejë-Istog dhe zonat veriore të Kosovës, mund të go*et një tërmet në të ardhmen me magnitudë deri 6.5 shkallë. E zona e Drenicës dhe apo Prishtinë – Mitrovicë mund të go*itet nga një tërmet në të ardhmen me 6.0 deri 6.2 shkallë Rihteri”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit