4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Paralajmërimi i Arben Gashit për VV’në: Së shpejti heshtja merr fund

Rekomandime

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paralajmëruar se përgjatë fushatës zgjedhore do të zbulojnë detaje rreth asaj se si dhe pse ishte rrëzuar Qeveria që po drejtohej nga Albin Kurti.

Gashi thotë se Qeveria Kurti kishte rrezikuar qenësinë e shtetit të Kosovës duke e futur në një konflikt me një administratë amerikane jo të zakonshme.

- Advertisement -

“Shumë gjana kanë me dal në shesh gjatë kësaj fushate; mbi të gjitha e vërteta se pse dhe si ra qeveria (Kurti), qeveri që rrezikoi ekzistencën e Kosovës duke e futur në konflikt me administratën më atipike të SHBA-ve!”, ka shkruar Gashi.

Në fund ka thënë se heshtja do të marrë fund shumë shpejt.

“Se shpejti, heshtja merr fund!”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit