1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Paralajmërimi i Bill Gates, thotë se njerëzimi nuk do të jetë i gatshëm për virusin e ri

Rekomandime

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, sërish ka paralajmëruar për dy katastrofa tjera që “seriozisht mund ta rrezojnë botën” – pothuajse gjashtë vite pasi që kishte “parashikuar” pandeminë e viruseve të ngjashëm me atë që sot po e luftojmë, shkruan CNBC.

- Advertisement -

Ai gjithashtu ka theksuar se si bota nuk është e gatshme me shfaqjen e virusit të ri vdekjeprurës në vitet e ardhshme, duke përmendur se beson se kërcënimet më të mëdha për njerëzimin janë ndryshimet klimatike dhe bioterorrizmi, transmeton Telegrafi.

“Nuk është ndjenjë e mirë kur për diçka si kjo mund të thuash ‘ju kam thënë…’ Ndoshta është dashur të jem më bindës? Ekzistojnë një sërë virusësh respiratorë që nga çasti në çast do të vie një tjetër. Sëmundjet respiratore janë të tmerrshme sepse gjithmonë shëtitën përreth, udhëtojnë më aeroplanë apo autobusë derisa jeni të infektuar – për dallim nga disa sëmundje tjera siç është Ebola ku patjetër duhet të shtriheni në spital”, ka theksuar 65-vjeçari.

“Pse nuk është bërë akoma sa i përket çështjes së mbrojtjes? Ekzistojnë rreziqe sikurse janë tërmetet, luftërat, zjarret apo uraganet… Pandemitë nuk vijnë aq shpesh dhe mendohet se gjatë viteve të ardhshme nuk do të ketë ndonjë problem, dhe për këtë nuk duhet shpenzuar para. Kjo pandemi do të na detyrojë të kuptojmë se si duhet të jetë kjo çështje prioritet”, ka shtuar miliarderi amerikan.

- Advertisement -

Gates që së bashku me gruan Melinda udhëheqin fondacionin Gates që ndihmon në zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse në mbarë botën, ka komentuar edhe kërcënimet me të cilat sot përballemi, e për të cilat nuk jemi ende gati.

“Janë ndryshimet klimatike. Çdo vit vdesin më shumë njerëz sesa që kanë vdekur në këtë pandemi. Bioterrorizmi. Dikush që dëshiron të shkaktoj problem mund që në mënyrë artificiale të krijoj virusin, që do të thotë se ekzistojnë më shumë gjasa për këtë sesa nga epidemitë natyrore siç është kjo aktualja”, ka thënë dhe konkluduar se si njerëzimi nuk ka fuqi të mjaftueshme të ndalin pandeminë.

- Advertisement -

“Megjithatë mund të bëjmë më shumë për të qenë të gatshëm për të ardhmen, në mënyrë që vdekshmëria nuk të jetë kaq e madhe siç është sot”, ka shtuar themeluesi i kompanisë teknologjike Microsoft.

Më herët Gates kishte paralajmëruar për robotët inteligjentë që do të rrezikojnë njerëzimin.

“Frikësohem nga inteligjenca artificiale. Fillimisht do të kryejnë punët e njerëzve – e kjo është e mirë, e disa dekada më vonë do të jenë aq inteligjent sa që do të jetë shqetësuese”, ka thënë për fund Gates.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit